Alarm për bombë në Moskë, evakuohen dhjetëra ndërtesa

Disa shkolla, gjykata dhe stacione të trenave në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, janë evakuuar për shkak të njoftimit për bombë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë ruse Ria, të cilin e bazon mbi burimet e policisë thuhet se janë bërë disa njoftime për bomba për 19 shkolla, 7 gjykata dhe 6 stacione të trenave në Moskë.

Pas njoftimeve për bombë janë evekuuar nxënësit, punonjësit dhe vizitorët nëpër ndërtesa.

Ndërkohë policia po vazhdon punimet e kërkimeve nëpër ndërtesat në fjalë.