Akuzohet se ka vrarë 15 kundërshtarë të tij, Presidenti i Surinamit dënohet me 20 vite burg

Surinami është një vend i vogël në Amerikën jugore dhe prej kohësh ka qenë koloni e Holandës. Së fundmi situata politike në këtë vend janë vendosur në sytë e të gjithë botës, pasi presidenti i saj është shpallur fajtor për vrasjen e 20 personave.

Një gjykatë në Surinam e ka shpallur fajtor Presidentin Desi Bouterse, për vrasjes së 15 kundërshtarëve politikë pas një puçi ndaj tij në vitin 1982 dhe për këtë gjë ai është dënuar nga gjykata me 20 vite burg.

Presidenti Bouterse ka anuluar një vizitë zyrtare që do të bënte në Kubë dhe ditën e sotme do të rikthehet në atdheun e tij për të zbardhur gjithçka rreth kësaj ngjarje. Desi Bouterse ka një karrierë të gjatë politike, në vitet 80 ai ka qenë emëruar në krye të një qeverie ushtarake, ndërsa u rikthye përsëri në pushtet në 2010 dhe pak vite më vonë u rizgjodh president me një mandat 5-vjeçar.

Në vendimin e shpalljes fajtor të tij, shkruhet se presidenti kishte organizuar një operacion për rrëmbimin dhe vrasjen e 15 kundërshtarëve politik të tij. operacioni ishte kryer nga ushtria, në mesin e personave të vrarë kishte gazetarë, avokatë, dhe profesorë.

Sipas “The Guardian”, presidenti i ka mohuar akuzat e ngritura në drejtim të tij dhe është duke përgatitur një ankesë ndaj vendimit të marrë për të brenda këtyre ditëve./tch