Akulli zbut dhimbjet nga migrena

0

Në momentin kur të fillojë thumbimi në kokë, i cili me kalimin e minutave bëhet gjithnjë e më i fortë , në bazë të disa llogaritjeve të ekspertëve, ekziston shpëtimi.

Nëse merren tableta të caktuara, atëherë dhimbja mund të zbutet, e madje edhe ta parandalojnë sulmin e migrenës, por nëse merren pasi të ketë ndodhur sulmi, atëherë nuk ndihmojnë edhe aq. Ne të shumtën e rasteve sulmet përcillen me vjellje dhe mundim e shpeshherë edhe me shikim të mjegulluar.

Këshilla e parë që duhet ta përcillni është të shtriheni në dhomë të errët, të ftohtë; jo shumë të ngrohtë, ku mbretëron qetësia. Në ballë të vendosni peshqirë të ftohtë akull. Shpeshherë ka ndihmuar që të merrni një shami, të ftohtë akull, dhe ta shtrëngoni kokën.

Te disa pacientë, një apo dy ditë para sulmit, shfaqen disa simptoma si ndjeshmëria ndaj aromave. Shkasi i saktë i migrenës, nga e cila vuan çdo e gjashta femër dhe çdo i teti mashkull, edhe më tutje mbetet i panjohur./Mesazhi/