Aksionistët vullnetarë nga Serbia ndërtojnë plazhin në breg të liqenit të Gazivodës

Gazeta “Danas” përshkruan sot atmosferën nga aksioni vullnetar i rinisë së Serbisë “Ribariqi”, në brigjet e liqenit të Gazivodës, bëhet fjalë për ngritjen e një plazhi gjoja për banorët e Novi Pazarit, që nuk është larg prej tij.

“130 sish, nën flamurin e dy brigadave vullnetare të rinisë nga Beogradi – ORA (Omladinska radna akcija) Beograd dhe SORAS (Savez udruzhenja omladinskih radnih akcija Srbije), “Breg na mladosta” nga Ohri, ORB (omladinska radna brigada) “Kumanovski akcijashi”, ORB “Majeviçki akcijashi” nga Llopari (Serbi) dhe ORB “Rifat Shkrijel Laki” mga Novi Pazari, nga e hënë janë në aksion në Novi Pazar. Siç shkruan kjo gazetë, detyrë e tyre e sivjetshme është pastrimi i brigjeve të liqenit në Ribariq, ku do të ndërtohet Plazhi i (Novi)Pazarit deri te udhëkryqi i rrugës për në lokalitetet arkeologjike Gradina e Postenje dhe Gradina në Stari Ras si dhe rregullimi i terreneve sportive rrëzë Shtyllave të Gjurgjes, transmeton Koha.net.

Siç raportohet, organizatorë i Aksionit Punues të Rinisë (ORA) janë qyteti i Novi Pazarit, Agjencia rajonale për zhvillim ekonomik e Sanxhakut (SEDA), ndërsa mbështja ka ardhur nga Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë

Koha. net rikujton se liqeni i Gazivodës shtrihet në territorin e Kosovës dhe është ndërtuar me mjete financiare të saj.