Aksion masiv i Policisë, së paku 10 të arrestuar


Është duke ndodhur një aksion masiv i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.

Burime të Koha.net bëjnë me dije se aksioni ka lidhje me patentë shoferët. Mësohet se deri tash janë arrestuar së paku 10 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Arrestimet po bëhen për korrupsion dhe krim të organizuar, mëson Koha.net.

Bastisjet janë duke vazhduar nëpër shumë lokacione.

SHPËRNDAJE