Aksidentohet Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, kjo është gjendja e tij

Në Podujevë sot ka ndodhur një vetaksident në të cilin ishte i përfshirë edhe krytari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.Ndërsa vet Agim Veliu e ka pranuar se ka pasur një aksident, duke treguar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ende nuk ka detaje të policisë në lidhje me rrethanat se si ka ndodhur rasti.Gjithashtu lajmi është konfirmuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës ku thuhet se në shmangie të aksidentit, Veliu është goditur me mbrojtëset anësore, por nuk ka pësuar dëme shëndetësore.

Komunikata e plotë:Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre.