Aksident tragjik, 4 viktima në Elbasan

Aksident tragjik në fshatin Papër të Elbasanit. Sipas policisë lokale në aksident u përfshinë tre automjete, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga makinat.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht 4 kanë humbur jetën. Mes viktimave është dhe një vajzë e re, rreth 25 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilat po udhëtonin makinat si dhe terreni i rrëshqitshëm, pas reshjeve të shiut.