Aksident trafiku në Klinë, dy persona të vdekur, tre të plagosur

Policia njofton se sot në rrugën regjionale Pejë – Pristinë, përkatësisht në fshatin Dollc komuna Klinë, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e tre (3) të tjerëve.

Në ketë aksident ishin të përfshirë tri automjete, dy nga këto me targa të regjistrimit vendor dhe një automjet me targa regjistrimi të shtetit Sllovenisë.

Viktima të këtij aksidenti janë: 1. A.Gj-1986 ; 2. D.Gj-1992 të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët dy nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor.Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti, me ç’rat kanë marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes dhe sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të pa sigurtë të njërit nga këto automjete.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave janë liruar për të vazhduar me cermenonin mortore.Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.