Aksident trafiku në Gjakovë, tetë persona të lënduar

Tetë persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes 4 veturave në Gjakovë

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona , tre meshkuj dhe pesë femra K/Shqiptar-e, dhe një mashkull shtetas i huaj. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.