Aksident i rëndë rrugës për Gërmi, ka të lënduar [Foto]

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëgjesin e sotëm në Prishtinë, konkretisht rrugës që shkon për në Parkun Nacional të Gërmisë.

Sipas fotove që ka dërguar në Indeksonline një lexues shohim se aksidenti është me dëme të mëdha materiale, por sipas po të njëjtav fotografi besohet të ketë edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe auto-ambulanca. Përderisa aty kanë dalur edhe policia  rrugore që po merret me rastin.

Ndryshe, sot në vendin tonë po mbizotëron mot i vranët, me reshje të vazhdueshme të shiut dhe kohë pas kohe edhe me borë.