Aksident i rëndë në Bardhosh, pesë të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Bardhosh të Prishtinës.
Sipas dëshmitarëve, pesë persona kanë mbetur të lënduar. Siç edhe shihet nga fotografitë e siguruara nga Gazeta Express, besohet se deri te aksidenti ka ardhur nga përplasja ndërmjet këtyre dy veturave.
Ndërkaq, vendi sot është përballur me aksidente të shumta. Përveç këtij në Bardhosh, gjatë ditës është raportuar edhe për aksident trafiku në Ferizaj  ku shtatë persona janë lënduar, transmeton Express.
Ndërsa edhe në Veternikë të Prishtinës, është rrokullisur një veturë e cila ka shkaktuar edhe kolonë.