Aksident në vend pune në Itali, humb jetën një shqiptar

Ishin duke punuar në një lartësi  prej 10 metrash, kur krahu i vinçit që i mbante është shkëputur dhe të dy kanë rënë në tokë.

Bëhet fjalë për një shqiptar dhe një italian, të cilët po bënin disa punime elektrike në zonën e Ravenës në Itali.

Rënia ka qenë fatale për italianin 45-vjeçar Giovanni Liverani, nga Faenza, i cili ka humbur jetën menjëherë. Ndërkaq shqiptari, një 18 vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Cesenës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Në momentin kur ka rënë vinçi nuk ka pasur punëtor të tjerë aty pranë, por zhurma ka qenë shumë e fortë dhe është dëgjuar larg. Menjëherë ndaj tyre ka ardhur ndihma e parë dhe më pas edhe dy ambulanca.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e rënies së vinçit.