Aksident në Shkodër, vdes nëna, vajza shtatzënë në gjendje të rëndë

Nënë e bijë janë përplasur nga një automjet në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Dobrac mesditën e së mërkurës.

Nga aksidenti humbi jetën 58-vjeçarja Hasije Bajrakurtaj, banuese në Shkodër.

Ndërsa vajza e saj shtatzënë, Esmeralda Bajrakurtaj, 18 vjeçe,ndodhet në sallën e reanimacionit në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 13.03.2019, ora 14.05, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur “5 Heronjt”, lagje Dobraç, Shkodër, mjeti me drejtues shtetasin S. D. banues në Boriç i Vogël Malësi e Madhe, ka aksidentuar dy këmbësore. H. B., 58 vjeçe, banuese në Shkodër, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe E. B. 18 vjeçe, ndodhet nën kujdesin e mjekëve,”-raporton policia.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar polici dhe po kryhen hetimet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.