Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes një person

Një shofer ka mbetur i vdekur pasi kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte goditur kamionin e ndaluar në një pompë të benzinës në autostradë.

Aksidenti ka ndodhur në autostradë më fshatin Komoran ku përveç shoferit ka mbetur e lënduar edhe një pasagjere, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere”.

Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar.