Aksident në Deçan, vdes një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Nga plagët e shkaktuara nga aksidenti, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Baballoq të Deçanit, ku shoferi ka godituri këmbësorin i cili ishte shtetas i Shqipërisë, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjellë Klan Kosova.