Aksident mes tri veturave në Gjakovë – pesë të lënduar

Sot rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre veturave në Dol të Gjakovës, ku si pasojë pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”.

“Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të ashpër, ku dy vetura të cilat nuk i kanë respektuar rregullat e kanë goditur veturën e tretë”.