Aksident masiv me mbi 60 automjete dhe dhjetëra të plagosur

Më shume se 60 automjete janë përfshirë në një aksident masiv në një autostradë të Virxhinias në SHBA duke lënë dhjetëra të plagosur.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një grumbull prej metali, me kofanot e automjeteve të shtypura, dritare të thyera dhe një kamion të kuq sipër një automjeti tjetër.

Përplasja ndodhi pak para orës 8 të së dielës në kufirin perëndimor në një autostradë në York Country afër Williamsburg. Nuk u raportua për viktima, por ekipeve të shpëtimit iu desh kohë për të pastruar rrugën dhe për të rihapur të gjitha korsitë e qarkullimit.

Autoritetet ende nuk e dinë shkakun e përplasjes, por mjegulla dhe ngrica ishin faktorë kontribuues bëjnë me dije autoritetet lokale.

Gjashtëdhjetë e nëntë automjete u përfshinë në përplasje dhe 51 persona u trajtuan ose u dërguan në spitale.

Midis të dëmtuarve, dy u renditën në gjendje kritike dhe 11 me dëmtime serioze por jo në rrezik për jetën, tha shefi i zjarrfikëseve të York Country, Stephen Kopczynski.

Një hetim mbi shkakun e përplasjes po vazhdon.