Aksident i rëndë trafiku në Stanoc

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, e shtune, rreth orës 08:00 të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në Stanoc, njofton Klan Kosova.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, por ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek përplasja e automjeteve.

Nga raportimet pra nuk njoftohet për persona të vdekur.

Policia ende nuk ka dhënë njoftimin zyrtar për rastin.

Kohëve të fundit është shtuar shumë numri i aksidenteve.

Policia vazhdimisht ka bërë apel që të vozitet me kujdes të shtuar.