Aksident i rëndë në Shqipëri: Vdes nëntëvjeçari, plagosen pesë të tjerë

Një aksident i ndodhur në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, i ka marrë jetën një 9-vjeçari ndërsa janë plagosur edhe 5 të tjerë.

Policia njofton se i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë ka humbur jetën rrugës për në spital.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë, raporton TCH.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.