Aksident i rëndë në rrugën Lipjan-Prishtinë, pesë të lënduar – dy ambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës.

Si pasojë, lëndime nga ky aksident kanë pësuar pesë persona, shkruan lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë kërkuar dy autoambulanca.

“Në ora 16:30, në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku.  Njësia policiore ka shkuar në vend ngjarje dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca. Të përfshira janë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Ndërkohë nuk dihet gjendja e të lënduarve në këtë aksident.