Aksident hekurudhor ne Spanje, 4 te vdekur

Një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin veriperëndimor të Spanjës Galicia, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 47 të tjerë të cilët janë duke u trajtur në spitale, thanë autoritetet.
Aksidenti ndodhi në ora 9.30 paradite në Porriño, rreth 450 km në veriperëndim të Madridit.
Presidenti i qeverisë rajonale se Galicias, Alberto Nunez Feijoo, u tha gazetarëve në vendin e ngjarjes se ekipet e shpëtimit ishin në kërkim e sipër, pasi dyshohet per viktimen e pestë
Treni mbante 63 pasagjerë. /MESAZHI/