Aksident hekurudhor në SHBA, 871 tonë naftë derdhet në lumë

tonë naftë e papërpunuar është derdhur në lumë si pasojë e rrëzimit të trenit të mallrave që ishte duke bartur naftën e papërpunuar në shtetin amerikan të Iowa-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Andy Williams, zëdhënësi i kompanisë hekurudhore BNSF, në deklaratën e tij tha se një tren i mallrave ka dalë nga binarët në qytetin Doon të Iowa dhe se janë rrëzuar shumë vagonë. Ai tha se rreth 871 tonë naftë e papërpunuar është derdhur në lumin Little Rock.

Williams theksoi se kanë filluar punimet për pastrimin e lumit nga nafta e papërpunuar, ndërsa tha se për momentin nuk ka ndonjë fatkeqësi mjedisore.

Zyrtarët bënë të ditur se treni mund të ketë dalë nga binarët për shkak të daljes nga shtrati të lumit Little Rock nga reshjet e dendura të shiut.