Aksident hekurudhor në RD të Kongos, 50 të vdekur

Të paktën 50 njerëz kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor të ndodhur pranë Liqenit Tanganyika, në juglindje të Republikës Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Ministri i Çështjeve Humanitare, Steve Mbikayi, në një deklaratë në rrjetet sociale, tha se një tren në afërsi të qytetit Mayibaridi në rajonin Tanganyika është përmbysur pasi ka dalë nga shinat me kohën lokale në 03:00 të mëngjesit. 

Sipas të dhënave paraprake, në aksident humbën jetën të paktën 50 njerëz dhe shumë të tjerë u plagosën, ka njoftuar ministri Mbikayi. 

Në muajin mars, në vend ndodhën 3 aksidente brenda muajit me trenat e mallrave. 

Në Republikën Demokratike të Kongos, aksidentet në transportin hekurudhor ku përdoren shina dhe trena të vjetruar shkaktojnë vdekje serioze.

SHPËRNDAJE