Aksident hekurudhor në Egjipt

i pasojë e daljes së trenit nga shinat hekurudhore në rajonin El-Menufijje të Egjiptit, sipas të dhënave paraprake janë plagosur 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria egjiptiane e Shëndetësisë thuhet se 12 persona janë plagosur si pasojë e daljes nga shinat hekurudhore të trenit në stacionin e ri Shibin el-Kum në El-Menufijje.

Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se personat e plagosur janë dërguar në spital.

Institucioni hekurudhor i Egjiptit ka njoftuar se nga aksidenti nuk ka patur ndërprerje tek udhëtimet.