AKP: Shkojmë me rivotime në Stamboll

Partia AKP ka konfirmuar se do të kërkojë rivotim në Stamboll, duke përmendur si shkas parregullsitë.

Partia qeverisëse e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan thotë se do të kërkojë një rivotim të zgjedhjeve në Stamboll, duke përmendur si shkas parregullsitë.

Ali Ihsan Yavuz, nënkryetar i partisë në pushtet, njoftoi vendimin pasi autoritetet më të larta zgjedhore të Turqisë hodhën poshtë një kërkesë për rinumërimin e plotë të votave në zgjedhjet e 31 marsit.

Yavuz ka pohuar se ka pasur “ngjarje dhe situata të rëndësishme” që kanë ndikuar në rezultatin e votimit dhe tha se partia do të përdorte të drejtën për apel të jashtëzakonshëm.