Akil Gjakova siguron të argjendtën, në rrugë për të artën në Evropianin U23

Kampionatit Evropian U23 që po zhvillohet në Mal të Zi, dhe është në rrugë të mirë për ta marrë Medaljen e Artë nga kjo garë, derisa të argjendtën e ka të sigurt.

Kjo është njëherësh arritja më e madhe në karrierën e xhudistit nga Peja.

Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kg, për të kaluar deri në finale, fillimisht e mposhti xhudistin gjerman, Lukas Venekold me Wazzari dhe Ippon.

Më pas, në luftën tjetër doli më i suksesshëm se xhudisti nga Azerbajxhani, Telman Valiev, duke triumfuar falë dy penalizimeve që i mori kundërshtari, ndërsa në gjysmëfinale me dy Wazzari e mposhti xhudistin nga Moldavia, Cornel Andries.

Ndërkohë, në këtë kampionat evropian, e artë doli edhe Distria Krasniqi, që të premten e fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kg.

Sot kanë garuar edhe dy xhudistet Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, por që të dyja janë mposhtur në luftën e para të tyre.

Akil Gjakova në finale do të takohet me garuesin Rus Ondar sot në orën 16:00, koha net do të ju mbaj të informuar në kohë reale për luftën e Gjakovës.

SHPËRNDAJE