Akil Gjakova mëson kundërshtarin e parë për Lojërat Evropiane Minsk 2019

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, do të synojë të regjistrojë një tjetër sukses të madh si për vetën ashtu edhe për sportin kosovar.

Gjakova do të garojë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk, në sportin e xhudos, në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Pas sukseseve të korrura dje nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, sot është radha e Akilit.

Kosovari e ka kaluar raundin e parë pa duel, kurse tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin e parë, që e pret në raundin e dytë.

Akil Gjakova do të ketë punë me bjellorusin Vadzim Shoka, të cilin synon ta mposhtë në shtëpinë e tij.

Shoka ia doli që me sukses ta kalonte pengesën e parë, të quajtur Abdul Malik Umayev.

SHPËRNDAJE