Akil Gjakova mbetet pa medalje në Abu Dhabi

Akil Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i Abu Dhabi.

Xhudisti nga Kosova ka mbetur pa medalje në Abu Dhabi, duke u mundur nga belgu Van Tichelet në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhtin indianin Nilesh Balhara, shkruan lajmi.net.

Në luftën e xhiros së tretë, Akili nuk ia doli përballë Tichelet.

Kujtojmë se Kosova tashmë ka fituar një medalje të artë në këtë turne, me Majlinda Kelmendin në kategorinë deri në 52 kilogramë.

SHPËRNDAJE