Akil Gjakova e nis me fitore me IPPON në Lojërat Evropiane të Minsk 2019

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, e ka nisur për mrekulli rrugëtimin e tij në Lojërat Evropiane të Minsk 2019.

Gjakova, i cili në këtë kompeticion garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, e ka nisur me fitore, për të vazhduar ëndrrën për medaljen e artë.

Gjakova raundin e parë të këtyre garave e kaloi pa kundërshtar, për të pritur në raundin e dytë bjellorusin Vadzim Shoka, shkruan lajmi.net.

Shoka, edhe pse para tifozëve të tij, në vendin e vet, u mposht nga luani kosovar, Akil Gjakova, me IPPON.

Gjakova në raundin tjetër do të luftojë me fituesin e dyshes Georgios Azoidis – Martin Hojak.