Akar: I vetmi objektiv i ushtrisë turke janë terroristët

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një prononcim në Ankara tha se terroristët janë objektivi i vetëm i Forcave të Armatosura Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar porositi se përmendja e kurdëve apo arabëve në kontekstin e operacionit të paralajmëruar ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë, nuk ka një kuptim.

“Caku i vetëm i forcave të armatosura janë terroristët”, tha Akar.