Ndotja e ajrit vazhdon të jetë shqetësim për të gjithë vendin.
Ndotja e ajrit në Prishtinë tash e sa kohë vazhdon të jetë shqetësuese për kryeqytetasit.Në bazë të matjes së fundit që është bërë nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, del të jetë se në ora 17:00, ndotja e ajrit ka qenë e pashëndetshme.Matja tregon se ndotja e ajrit ka arritur shkallën 158, shkruan lajmi.net.
Kjo matje llogaritet të jetë e pashëndetshme për të gjithë personat.
Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme të frymëmarrjes dhe fëmijët të mos ekspozohen në këtë ajër, pasi që kjo shkallë e ndotjes së ajrit mund të sjell efekte shumë të rënda shëndetësore.