Ajaxi e fiton sfidën e parë me Tottenhamin

Ajax jo rastësisht ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 0-1 në stadiumin e tyre një miliardësh në Londër.

Golin e vetëm dhe të fitores për katër herë kampionët e Evropës e shënoi Donny van de Beek në minutën e 15-të të ndeshjes.

Ajax bëri një ndeshje shumë të mirë duke rrezikuar edhe disa herë tjera por pa arritur të shënoj.

Ndeshja e kthimit në Amsterdam do të luhet të mërkurën tjetër me 8 maj.