Ajax i mahnitshëm, eliminon Juventusin

Mund të ju duket e pabesueshme, por Ajax ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Skuadra e jashtëzakonshme holandeze ka arritur të mposht 1:2 Juventusin në Torino në ndeshjen e kthimit çerekfinale, për të vazhduar tutje në garën elitare evropiane për klube.Ndeshja e parë në Holandë kishte përfunduar barazim 1:1.

Duk se Juventus do të kalonte me lehtësi pengesën e quajtur Ajax, kur në minutën e 28’ me anë të Cristiano Ronaldos kaluan në epërsi 1:0.Por, skuadra që po mahnitë të gjithë me paraqitjet këtë sezon, u këndell shpejtë duke barazuar fillimisht rezultatin në 1:1 në minutën e 34’, me anë të Van de Beek.

Në minutën e 67’, erdhi edhe goli i dytë dhe i përmbysjes së rezultatit për Ajax, që shënoi nëpërmjet kapitenit Matthijs de Ligt.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar, me Ajax që eliminon Juventusin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke vënë kandidaturën për titull, pse jo.