Ahmeti: Takimi me Mustafën ishte i frytshëm, sot vendosim për koalicionin me AAK-në

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetit janë takuar në mëngjesin e së hënës.

Pas takimi njëorësh për media ka folur kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i cili tha se kanë biseduar për bashkëpunimin e mundshëm mes këtyre dy partive.

Ai tha se takimi ka qenë i “frytshëm”, por shtoi se ende nuk kanë vendosur për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

“Vazhduam me diskutimet dhe konsultat që i kemi zhvilluar më herët për bashkëpunimin në prag të zgjedhjeve dhe i diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD edhe për LDK sa i përket programeve zgjedhore, qeverisëse dhe mund ë them se ishte takim goxha pozitiv në frymë të bashkëpunimit dhe mendoj se po hapet rruga për një bashkëpunim më thelbësor mes PSD dhe LDK”, deklaroi ai, transmeton “EkonomiaOnline”.

“Nuk e di besoj se do bisedojmë a do ketë koalicion parazgjedhor. LDK është më e interesuar të shkojë vetë në zgjedhje, varësit prej rrethanave që i kanë thënë edhe vetë, nëse krijohet mundësia për diçka e partive të mëdha atëherë edhe këta do t’i shqyrtojnë seriozisht këto çështje. Çështje e parë por po e them mbetet në frymën e bashkëpunimit e i kemi të hapura ë gjitha temat prej dialogut deri te aspektet ekonomike deri te lufta kundër korrupsionit”, tha ai.

Ai tha se të gjitha partitë janë të gatshme që zgjedhjet të mbahen më 6 tetor.

Ndërsa shtoi se sot Këshilli Drejtues i kësaj partie do të vendosë për një koalicion të mundshëm me AAK-në.