Ahmeti: PDK po shpif, do t’i padis

Akuzave të PDK-së për punësime të militantëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, i është përgjigjur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do t’i padisë zyrtarët e PDK-së për shpifje.

Postimi i plotë i Ahmetit:“Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dal e para në 10 komuna.PDK, Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë. Numrat?” (siç), ka shkruar Ahmeti./Mesazhi/