Ahmeti merr kontrollin mbi të gjitha ndërmarrjet publike

Për herë të parë, në më shumë se katër vjet të qeverisjes, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, do të ketë mundësinë e kontrollit mbi të gjitha ndërmarrjet publike.

Kjo, pasi lista e propozuar me nga dy aksionarë për secilën nga tetë ndërmarrjet, nga koalicioni i gjerë qeverisës në kryeqytet LVV-AAK-AKR-Alternativa e LB, është miratuar me 30 vota për.

Në listën e të zgjedhurve nuk është asnjë asamblist i dy partive opozitare në Prishtinë, LDK e PDK, raporton KTV.

 

Emrat e zgjedhur janë:

Ngrohtorja e Qytetit “Termokos”

Nol Nushi – LVV

Arbenita Murseli – AKR

Ndërmarrja Publike Banesore

Egzon Azemi – LVV

Qëndrim Sahiti – LVV

KRM “Pastrimi”

Sokol Berisha – LVV

Vjosa Hamiti – LVV

NPL “Hortikultura”

Valbona Ajeti – LVV

Leonora Shabani – Bajraktari – LVV

NPL “Trafiku Urban”

Adrian Berisha – LVV

Bukurie Canolli – LB

NPL “Sport – Marketing”

Adelina Fazliji – AKR

Besnik Mujeci – LVV

Stacioni i Autobusëve

Mirsad Vitia – VV

Rifat Deri – Alternativa

NPL “Prishtina Parking”

Eman Rrahmani – LVV

Drilon Pireva – LVV

Votimi u bë në pako për të gjitha 8 ndërmarrjet.

Këtë mënyrë të votimit e kanë kundërshtuar partitë opozitare.

Por, kryetari Ahmeti ka thënë se propozime të tilla janë votuar në pako edhe në të kaluarën.

Përplasjet nuk u ndalën me kaq, ato vazhduan edhe kur Leotrim Retkoceri i PDK-së kërkoi që kryeshefët e ndërmarrjeve të jenë nga Prishtina.

Pas këtij votimi, monitoruesit e punës së komunës thonë se ankesat e Ahmetit për ndërmarrjet duhet të marrin fund.

Ndërsa presin ndryshime në bordet e ndërmarrjeve.

Por, Shala shpreson që të mos ketë emra politikë në krye të ndërmarrjeve.