Aguero thyen rekordin e Wayne Rooney

Sergio Aguero ka thyer një rekord të mbajtur nga Wayne Rooney për t’u bërë lojtari i parë që shënoi në secilën nga gjashtë ndeshjet hapëse të një sezoni në Premierligë, për Manchester Cityn.

Argjentinasi është në formë të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Waford që po zhvillohet aktualisht, ku ka shënuar dy gola nga pesë deri tani.

Aguero, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për skuadrën e Pep Guardiolës, ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në kampionatin anglez duke thyer rekordin e sulmuesit, përcjell lajmi.net.

Ai e nisi ndaj West Ham, ku shënoi nga 11-metërshi në ndeshjen e parë në Premierligë.

Që nga ajo kohë, ai ka shënuar kundër Tottenham, Bournemouth, Brighton dhe Norwich.