Agjenti i Bale shpërthen kundër Zidane: Është i poshtër

Agjenti i Gareth Bale ka shpërthyer me akuza kundër trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane.

Situata mes trajnerit francez dhe yllit uellsian është tensionuar pas deklaratave të Zidane, pas përfundimit të ndeshjes Bayern – Real.

Zidane kishte deklaruar se Bale do të kishte qenë mirë që të largohet sa më parë nga ‘Santiago Bernabeu’ dhe këto deklarata duket se nuk i kanë pëlqyer agjentit të lojtarit.

“Zidane është i poshtër që flet ashtu për dikë që ka bërë kaq shumë për Real Madrid” ka thënë Jonathan Barnett, transmeton lajmi.net.

Ditëve të fundit, emri i Gareth Bale është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich.

Mbetet të shihet cilat do të jenë lëvizjet e lojtarit pas ngjarjeve të fundit.

SHPËRNDAJE