Agjenda e mbledhjes së përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Nesër në Pejë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë, do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.

Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:

10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes;

10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë;

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive;

12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.