Afrikë e Jugut, 43 të vdekur nga sulme të armatosura nga fundjava

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën nga sulme të armatosura që kanë ndodhur që nga fundjava në kryeqytetin Cape Town të Afrikës së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit vendor, persona të paidentifikuar të armatosur kanë organizuar sulme në Cape Town nga fundjava, që kanë rezultuar me vdekjen e 43 personave.

Një numër i madh njerëzish po ashtu kanë ngelur të plagosur dhe janë marrë për trajtim në spitalet në rajon.

Policia ka arrestuar 143 persona lidhur me rastin. 

Javën e kaluar, 13 persona humbën jetën në rajonin Philippi të Cape Town-it nga sulme të armatosura.