Afganistan, vriten në një sulm dy gazetarë

Të paktën dy gazetarë u vranë në sulmin e armatosur ndaj një radio stacioni në verilindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Javad Hijri, zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit të provincës Tahar, për AA tha se grupi i armatosur sot në mëngjes kreu sulm në selinë e radio stacionit Hamsad.

“Dy gazetarë u vranë, kurse sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Hijri.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin për të cilin janë nisur hetimet.