Afganistan, vriten dy zyrtarë të lartë të sigurisë

Të paktën dy zyrtarë të lartë të sigurisë afgane u vranë në një sulm me bombë në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit në provincën afgane, Logar, Shahpur Ahmadzey, tha se sulmi u krye me aktivizimin e një bombe të kurdisur në rrugën në Shir Dervase.

“Në sulm jetën e humbën Ainuddin Khan, shef i qarkut Barakaki Barak dhe drejtori i policisë në atë zonë Azizul Rahman. Të dy ishin në automjetin në të cilin u krye sulmi”, tha Akadzey.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.