Afganistan, tetë të vdekur nga orteku

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një ortek në zonën Badahshane në verilindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit, Vahidukkah Mayar, bëri të ditur se orteku është shkaktuar si pasojë e rreshjeve disa ditore të borës.

Ai konfirmoi se tetë veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Zyra e guverantorit në Badahshan njoftoi se për shkak të rreshjeve të borës është bllokuar rruga në drejtim të 12 zonave në këtë rajon.