Afganistan, sulm vetëvrasës në një ceremoni mevludi

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi vetëvrasës gjatë një ceremonie mevludi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi për AA u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Vahid Mexhruh, i cili bëri të ditur se 60 persona të tjerë kanë ngelur të plagosur nga sulmi në ceremoni, e cila u organizua në një sallë në afërsi të Aeroportit të Kabulit, ndërsa shtoi se ekzistojnë shqetësime për rritjen e numrit të viktimave.

Asnjë organizatë ende nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë mbi sulmin.