Afganistan, rojtari i bankës vret 4 persona

Së paku katër persona janë vrarë, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë sulmit të armatosur që ndodhi në një bankë në provincën afgane Uruzgan, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisari policor në Uruzgan Abdulselam Shams njoftoi se roja e sigurisë në bankën në qendër të qytetit hapi zjarr ndaj të punësuarve.

Ai po ashtu tha se policia ka arrestuar sulmuesin dhe dorëzuar organeve kompetente për procesim të mëtejshëm.

Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, ndërsa policia është duke hetuar nëse sulmuesi është i lidhur me ndonjë grup militant.

Afganistani tashmë një kohë të gjatë është në një krizë të thellë të sigurisë, e cila ka të bëjë me luftën e vazhdueshme kundër ekstremistëve të lëvizjes militante talebane dhe organizatës terroriste DEASH, e cila pas fiaskos në Irak dhe Siri intensifikuan aktivitetet në Afganistan.