Afganistan, 7 civilë të vdekur nga dronët amerikanë

Gjatë një sulmi të dyshuar me dronë amerikan, së paku shtatë anëtarë të një familje të vetme u vranë në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Hafeezullah Mubarez, një anëtar i këshillit provincial Paktia, për AA tha se incidenti ndodhi në rrethin Aryob Zazai kur një makinë pasagjerësh ishte në shënjestër të sulmit ajror.

Mubarez tha se një mjek, tre gra dhe tre fëmijë ishin viktima të sulmit ajror.

Radioja lokale Ashna raportoi se mjeku po kthehej me familjen e tij pasi mori pjesë në funeralin e një komandanti lokal të talibanëve të vrarë një ditë më parë nga forcat afgane.

Nuk ka konfirmim të menjëhershëm nga Forcat e SHBA – Afganistan (USFOR-A) që vazhdojnë të ruajnë mandatin e kryerjes së ofensivës kundër kryengritësve në Afganistan edhe pas përfundimit të Operacionit të Përbashkët Liria e Qëndrueshme (2001–2014) me Aleatët e NATO-s dhe partnerët.

Ndaras, zyrtarët afganë në provincën lindore Nangarhar pretenduan të martën se të paktën 93 familjarë të militantëve të DEASH-it i janë dorëzuar qeverisë.

Sipas administratës provinciale, katër burra dhe 89 gra dhe fëmijë, përfshirë 13 qytetarë pakistanezë, u dorëzuan në rrethin e qetë të Akinit

SHPËRNDAJE