Afganistan, 22 të vdekur gjatë dy shpërthimeve

Rreth 22 persona kanë humbur jetën sot gjatë shpërthimeve të dyfishta në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se dy shpërthimet ndodhën në një xhami lokale gjatë të premtes me xhemat, në lindje të provincën Nangarhar.

Rreth 60 të tjerë u plagosën dhe u transferuan në mjediset shëndetësore lokale për ndihmë mjekësore në zonën Jaw Dara të rrethit Haska Meyna.

Një zyrtar afgan shprehu shqetësime për rritjen e numrit të viktimave.

Sipas raportimeve, asnjë grup deri tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.