Afganistan, 11 të vdekur nga sulmi i talebanëve

Militantët talebanë kanë organizuar sulm ndaj një stacioni policor në provincën Farah në Afganistan pranë kufirit me Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i njësiteve policore në perëndim të vendit, Abdul Ahad Velizade, ka theksuar se militantët kanë sulmuar stacionin policor Masav i cili ndodhet në një zonë në afërsi të qendrës së Farah.

Velizade ka informuar se jetën e kanë humbur nëntë policë dhe dy civilë, ndërsa militantët kanë rrëmbyer armët në stacion dhe janë larguar.

Poashtu, zëdhënësi i provincës Farah, Naser Mehri, ka njoftuar se pesë militantë kanë humbur jetën në luftimet që kanë ndodhur pas sulmit.