A ndikon dështimi në INTERPOL në procesin e liberalizimit të vizave?

Kosova sot dështoi të bëhet anëtare e INTERPOL-it. As në votimin e parë e as në të dytin, nuk u arritën dy të tretat e votave të mjaftueshme për pranim
Krahas anëtarësimit në INTERPOL, proces shumë i rëndësishëm në të cilin po kalon Kosova është edhe liberalizimi i vizave, shkruan lajmi.net.

Në të parin, Kosova shënoi dështim, ndërkaq që i njëjti mund të afektojë edhe në liberalizimin e vizave.Njohësi i çështjeve integruese, Avni Mazreku, tha sot për lajmi.net se rezultati i Kosovës në INTERPOL, tregon se plani diplomatik i shtetit ka dështuar plotësisht.Megjithë numrin e njohjeve, Mazreku thotë se Kosova ka dështuar në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Kjo që ka ndodhur me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, është një tregues i qartë se Kosova në planin diplomatik, përkatësisht në planin e anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare që është instrumenti kryesor përmes së cilit sot artikulohet sovraniteti i shtetit, mund të kualifikohet si plotësisht i dështuar”, ka thënë ai.“Pavarësisht se Kosova pas shpalljes së pavarësisë ka pasur një numër të madh të njohjeve, ajo ka dështuar plotësisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe ka dështuar në konkludimin e pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar tutje Mazreku.

Por a ndikon dështimi në INTERPOL në procesin e liberalizimit të vizave?

Mazreku thotë se rezultati i sotëm nuk mund të mirret si tregues, apo si krahasim për vizat.

Kjo sepse sipas tij, organet ku mirret vendimi dhe ai për vizat janë komplet të ndryshme.

“Prandaj përderisa Serbia është në gjendje të vendosë kushte për vazhdimin e dialogut pra për taksën e mallrave, edhe Kosova duhet të jetë në gjendje të vendosë kushte në anale ndërkombëtare, si SHBA, Rusia dhe BE, se Kosova nuk është e gatshme të vazhdojë me dialogun përderisa Serbia nuk e ndalon fushatën e saj lobuese kundër Kosovës”, përfundoi Mazreku.Optimist se dështimi në INTERPOL nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave, po shprehet edhe deputeti i PDK-së, njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti.

Ai për lajmi.net tha se proceset në fjalë janë të ndryshme dhe se rezultati i sotëm nuk ndikon në procesin për vizat.“INTERPOL-i nuk ka qenë asnjëherë kriter. Kjo normal që nuk është prej lajmeve të mira, sepse është diçka që e kemi merituar dhe e ka merituar vetë Policia e Kosovës, por kjo nuk ka qenë e përfshime asnjëherë si kriter në liberalizimin e vizave”, ka thënë Pajaziti.

Kosova në raundin e dytë të votimit mori vetëm 68 vota nga 103 sa ishin të nevojshme.Deputetë të opozitës në reagimet e tyre kërkuan shkarkimin e komplet kabinetit qeveritar dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.