A mund t’i ngjyrosin flokët gratë shtatzëna?!

Gjatë ushqyerjes me gji duhet të hiqni dorë nga disa gjëra. Kjo bëhet për arsye që fëmija të ushqehet sa më shëndetshëm.

Disa substanca që gjenden në gjakun e nënës mund të përhapen në qumësht dhe kjo mund të jetë e dëmshme për foshnjën.

Duhet pasur shumë kujdes me medikamentet dhe trajtimet e bukurisë. Disa ilaçe janë absolutisht të ndaluara gjatë periudhës që ushqeni fëmijën me gji.

“Në çdo rast ato duhet të përdoren në mënyrë mjaft të kufizuar”, shkruhet në një nga udhëzimet e fundit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ashtu si për ilaçet, dyshime ka edhe rreth trajtimeve të bukurisë gjatë ushqyerjes me gji, mbi të gjitha për lyerjen e flokëve.

Ngjyrat përmbajnë substanca që shpesh janë të dëmshme ose alergjike.

Ekspertët këshillojnë të gjitha gratë që janë shtatzënë:

“Lyerja e flokëve absolutisht që duhet të shmanget veçanërisht në tremujorin e parë”.

Por kur ushqen fëmijën me gji?

Shmangni lyerjen e flokëve gjatë tre muajve të parë të dhënies së gjirit.

Përdorni ngjyra natyrale pa nikel, amoniak ose substanca të tjera të dëmshme.

Përdorni shampo me ngjyrë edhe pse nuk zgjasin shumë në kohë.

Mos harroni që gjatë shtatzënisë flokët reagojnë në një mënyrë tjetër ndaj çdo trajtimi.